Flash News

E-TJERA

Maturantët i nënshtrohen sot testit në Mjekësi, procedura dhe përzgjedhja e fituesve

Maturantët i nënshtrohen sot testit në Mjekësi, procedura

Të gjitha maturantët të cilët duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme, do t’i nënshtrohen sot testit të informatizuar.

Janë gjithsej 1813 maturantë të cilët kanë aplikuar dhe do të testohen sot në ambientet e qendrës së shërbimeve arsimore.

Pikët e grumbulluara nga mesatarja e maturës shtetërore, të cilën Fakulteti i Mjekësisë e kërkon mbi 8.5 përbëjnë 70%  të vlerësimit dhe pikët që do të marrin në testimin e nesërm përbëjnë 30 % të vlerësimit. Ky testim nis sot 14 gusht dhe zgjat deri më 23 gusht.

Maturantët janë ndarë në grupe, ndërsa testi do të zhvillohet online dhe pyetjet janë me alternativa. Përgjigjet do të jepen brenda ditës.

Nga 1813 maturantë të cilët kanë aplikuar do të zgjidhen vetëm 400 prej tyre.

Të fundit