Flash News

E-TJERA

Max Palumbo prezanton librin e tij: Ju tregoj për 13 takimet Rama-Soros ku nuk dihet për çfarë flitet

Max Palumbo prezanton librin e tij: Ju tregoj për 13 takimet Rama-Soros ku

Studiuesi amerikan, Matt Palumbo ka prezantuar librin e tij të ri, ‘Brenda rrjetit (jo aq sekret) të Alex Soros’.

I ftuar në Syri Tv, Palumbo ka folur për arsyet e shkrimit të këtij libri, si dhe ka hedhur dritë mbi lidhjet e Alex Soros me Shqipërinë dhe Ramën. Ai flet edhe për një bisedë të Ajola Xoxës me Veliajn në qeli, ku të dy i referohen Alex Soros-it.

Palumbo: Në libër unë tregoj se si Aleks Soros takohet publikisht me Edi Ramën të paktën 13 herë dhe askush nuk e di se për çfarë flitet në ato takime. Këtë vit nuk pati asnjë takim publik në Shqipëri, kishte vetëm foto nga Davosi dhe nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. Kjo ndoshta se kanë një lidhje të mëparshme me njëri tjetrin dhe nuk kanë nevojë për vëmendje, por me të mbaruar zgjedhjet e majit, Rama filloi sërisht të fliste për Aleksin dhe shkoi te dasma e tij.

Ai po luan një rol aktiv në këtë vend. Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës po përballet me akuza korrupsioni dhe kur ishte në burg telefonoi gruan e tij se më duket se pati një takim në ambasadën amerikane dhe bëri një koment, mos u shqetëso se kur të mbërrijë Aleksi këtu gjithçka do të rregullohet dhe e kuptoj se është një person përtej Aleksit që është pikë kontakti por duket se do të vinte një person tjetër që do të ofronte mbështetjen në emër të Aleksit dhe në fakt vëllai i Aleksit erdhi këtu bëri vizitën, ka pritur edhe vizita.

Në qershor të 2023 kur Aleksi mori zyrtarisht rolin e të atit si drejtues i fondacionit Shoqëri e Hapur, ai u mor konkretisht me çështjet evropiane dhe kjo është një histori që amerikanët e dinë mirë pasi në Amerikë Gorge kishte mbështetur dhe financuar shumë prokurorë distrikti dhe ata ishin ‘pro’ krimit dhe nuk do të ndëshkonin kriminelët dhe do të lejonin që anarkia të mbizotëronte nëpër qytete dhe saherë që dilnin titujt e gazetave, ishte Gorge Soros që financonte një prokuror të gabuar.

Edhe Aleksi ruajti rolin e tij brenda organizatës. Ky ishte vetëm një dorëzim zyrtar i drejtimit pasi kishte qënë drejtor i bordit. Unë qeshja me të se më dukej një karakter i dobët, nuk dinte të fliste në publik dhe dukej si një disk i thyer kur fliste, por ai ka një pasuri prej 25 miliardë dollarësh dhe çdo kontakt në botë do të ishte i interesuar për të.

Të fundit