Flash News

E-TJERA

Mbahej e mbyllur nga 35-vjeçari, bashkëshortja tentoi vetëvrasjen, u gjetën dy letra lamtumire

Mbahej e mbyllur nga 35-vjeçari, bashkëshortja tentoi

Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, u arrestua sot në Tiranë pasi mbante peng nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzën e mitur në banesë. Ai kishte krijuar madje edhe kushte për t’i monitoruar.

Kur nuk ishte na banesë 35-vjeçari përdorte kamerat për t’i monitoruar dhe nuk i lejonte të komunikon9in me persona të tjerë.

Mësohet se Zhaboli, me profesion ekonomist, që në fillime te marrëdhënies me bashkëshorten e tij ka qenë xheloz, por kohët e fundit e kishte tepruar. Ai ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Policia ka gjetur në banesë edhe dy letra lamtumirë të cilat bashkëshortja e 35-vjeçarit i kishte shkruar për familjarët e saj. Ajo kishte tentuar disa herë të vetëvritej.

 

Të fundit