Flash News

E-TJERA

Mbahet seanca për gjyqtarin e Korçës, kreu i ILD: Markelian Kuqo i padenjë për të vazhduar detyrën

Mbahet seanca për gjyqtarin e Korçës, kreu i ILD: Markelian

Pas kërkesë së ILD për të shkarkuar gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo pasi liroi me kusht  Gert Gjinari, i dënuar me burgim të përjetshëm, KLD mbajti sot një seancë me dyer të mbyllura.

Kreu i ILD, Artur Metani pasi ka paraqitur konkluzionet për Kuqon, tha se ai e ka diskredituar rëndë figurën e gjyqtarit dhe ka cenuar besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë.

Magjistrati e ushtron funksionin në mënyrë të pavarur, por ai nuk mund të veprojë në mënyrë arbitrare dhe të gjykojë rastet duke u bazuar në preferencat personale, interesin vetjak apo keqbesimin, por vetëm duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe duke e interpretuar atë në varësi të rrethanave konkrete të një çështjeje gjyqësore të caktuar.

Pavarësia që i njihet magjistratit  nuk është një qëllim në vetvete, një privilegj personal, por është një mjet për të mbrojtur publikun, që kërkon dhe pret drejtësi.

Pavarësia e magjistratit shkon përkrah dhe balancohet nëpërmjet një sistemi llogaridhënieje, përgjegjshmërie dhe ndëshkueshmërie.

Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo kanë cenuar besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit", tha Metani.

Nga ana tjetër pas infektimit me Covid-19, Markelian Kuqo kërkoi kohë nga KLGJ për konkluzionet e veta dhe kjo e fundit i dha afat deri ne mesditën e 10 dhjetorit.

Të fundit