Flash News

E-TJERA

Mbahet sot seanca e radhës e gjyqit për Erion Veliajn

Mbahet sot seanca e radhës e gjyqit për Erion Veliajn

Mbahet sot seanca e dytë gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje.

Seanca e sitme vijon pasi Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e çështjes për gjykim që më datë 9 shkurt.

Në seancën e parë të mbajtur më 9 mars, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Gjatë kësaj seance, GJKKO pranoi kërkesën e tij të përsëritur për t'u njohur me të gjitha aktet hetimore të dosjes.

Pavarësisht pretendimeve të Veliajt se procesi nuk duhet të ishte ende në fazën e themelit, SPAK ka vepruar me shpejtësi pas vendimit të gjykatës. Vetëm një ditë pas miratimit të kërkesës, agjentët e BKH-së i dorëzuan atij 28 mijë faqe dokumentacion, të ndara në 72 fashikuj, për të garantuar mbrojtjen e tij efektive.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

13 akuza rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

 

Të fundit