Flash News

E-TJERA

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliajn

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliajn

Do të mbahet sot seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së Erion Veliajt. Seanca do të mbahet në orën 09:00 në GJKKO.

Seanca e kaluar u shty pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, që çoi në bojkotin e seancave plenare.

Pritet për t’u parë nëse do të zhvillohet ose jo seanca për shkak se avokatët njoftuan 5 ditë bojkot, pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami për kërcënim të prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore.

Edhe seanca e kaluar për Veliajn u shty për shkak të bojkotit të avokatëve pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Të fundit