Flash News

Rajoni

Mbahet votëbesimi, Abazoviç para deputetëve: Ju shqetëson fakti që jam shqiptar

Mbahet votëbesimi, Abazoviç para deputetëve: Ju shqetëson

Kuvendi i Malit të Zi është duke mbajtur prej orës 11:00 votëbesimin për qeverinë e Dritan Abazoviç.

Kryeministri në fjalën e tij është shprehur para deputetëve se ata i shqetëson fakti që Abazoviç është shqiptar, duke thënë se ajo çka i ka bashkuar sot nismëtarët e votëbesimit, është urrejtja.

“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë shqiptar. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Herën tjetër bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e për këtë duhet të bashkohemi”, ka thënë Abazoviç, raporton Klan Kosova.

Votëbesimi u nis nga  Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ndërsa u përfshinë edhe parti të tjera. Nisma erdhi pasi qeveria nën shkroi Marrëveshjen Themelore me Kishën Orthodokse Serbe.

Të fundit