Flash News

E-TJERA

Mbajtën peng 4 pushues nga Kosova, arrestohen dy pronarët e një shtëpie pushimi në Durrës

Mbajtën peng 4 pushues nga Kosova, arrestohen dy pronarët e një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.

4 pushues nga Kosova janë mbajtur peng për rreth 45 minuta nga dy pronarët e një shtëpie pushimi me pretendimin se nuk kishin bërë pagesën e akomodimit.

Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga dy durrsakët, N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, banues në lagjen 13 në Durrës.

I hoqën lirinë katër shtetasve kosovarë, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit