Flash News

E-TJERA

Mbajtëse çelësash me fishek brenda, e pëson shqiptari ‘gjeni’ në Athinë

Mbajtëse çelësash me fishek brenda, e pëson shqiptari

Një shqiptar është arrestuar këtë të diel në Athinë, pasi është kapur me një armë zjarri të veçantë në xhep.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, 38-vjeçari është ndaluar në afërsi të sheshit ‘Syntagma’, pasi sapo ka parë patrullën e policisë, ka bërë lëvizje dyshuese.

Gjatë kontrollit atij i’u gjet një armë zjarri në formën e mbajtëses së çelësave si dhe dy fishekë arme zjarri. Pajisja konsiderohet armë luftarake pasi është e aftë të kryejë qitje, raporton policia greke.

I riu shqiptar është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit