Flash News

E-TJERA

Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja e Aleks Markut: Menduam se i kishte mbytur

Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja e Aleks Markut: Menduam

Bashkëshortja e Aleksit , Bardha Marku  i cili mbajti peng për disa orë dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët e zonës dhe nëna e saj deklaruan  për emisionin “Me zemër të hapur” se frika më e tyre e madhe ishte fati i fëmijëve.

Vjehrra e 40-vjeçarit tha se ai është një frikacak. “Frikacaku! Ne menduam se kishte mbytur fëmijët.”, tha ajo.

40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA Policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, ku ishte vendosur Aleksi se bashku me dy fëmijët 6 dhe 11 vjeç.

Lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë, pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar: “Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz.”. 40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës. 

Të fundit