Flash News

E-TJERA

Mbajti peng për disa ditë ditë një person në Fushë-Krujë, ekstradohet nga Athina 29-vjeçari

Mbajti peng për disa ditë ditë një person në
Foto ilustruese

Është ekstraduar nga Athina një i ri i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej një viti, i akuzuar për rrëmbim personi në këmbim të parave.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i B. Xh., 29 vjeç, lindur në Burrel.

Sipas policisë, B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur B. Xh., masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit".

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën  u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.  

Të fundit