Flash News

E-TJERA

Mbante drogë dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

Mbante drogë dhe armë zjarri në banesë, arrestohet

Një 25-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me lëndë narkotike dhe me armë pa leje. Policia ka vënë në pranga të renë , të cilës i janë gjetur, kanabis, ekstazi si dhe një pistoletë me mulli. Po ashtu në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë me iniciale K. M., dhe G. T.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja"operacioni policor i koduar "Magnum". Mbante lëndë narkotike me vete dhe armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 25-vjeçare. Shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe ekstazi. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Magnum".

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T. Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit. Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit