Flash News

E-TJERA

Mbante armë dhe d*ogë në banesë, arrestohet i riu në Lazarat

Mbante armë dhe d*ogë në banesë, arrestohet i riu në

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Lazarat pasi kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oëner”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër për të, një sasi municioni luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, 1 kallëp eksplozivi dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.“, njofton policia.

Të fundit