Flash News

E-TJERA

Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq

Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq

Një 64-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Maliq, pasi u kap duke mbajtur në mënyrë të paligjshme dy armë zjarri. I ndaluari është identifikuar si Jonus Dushku, banues në fshatin Kolanec.

Operacioni policor i koduar “Kolaneci” u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi në fjalë posedonte armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet pranë banesës së tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq gjetën dhe sekuestruan një armë automatike kallashnikov dhe një pushkë.

Armatimi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj Dushkut rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit