Flash News

E-TJERA

Mbante armë zjarri fshehur në banesë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Mbante armë zjarri fshehur në banesë, arrestohet

Një 34-vjeçar i identifikuar si Brikel Alikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbante fshehur në banesën e tij armë zjarri pistoletë.

Blutë kanë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Njoftim:

Në këtë kuadër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit