Flash News

E-TJERA

Mbante pistoletë, radio dhe tabela si të policisë, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

Mbante pistoletë, radio dhe tabela si të policisë, arrestohet

Mbante në automjetin me të cilin qarkullonte, radio si të Policisë, për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve e tyre, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari, Blerim Hotaj.

Gjatë kontrollit në servisin në pronësi të 52-vjeçarit nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u gjetën një armë zjarri pistoletë (me fishekë në fole, gati për qitje), municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë, shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).

 Në kuadër të këtij operacioni, Hotaj u arrestua në flagrancë pasi u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike)”, njofton policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Të fundit