Flash News

E-TJERA

Mbante veshur fanellën e UÇK-së, policia serbe arreston italianin

Mbante veshur fanellën e UÇK-së, policia serbe arreston

Një shtetas italian është vënë në pranga nga polciia serbe, pasi kishte veshur një fanellë me simbolet e UÇK-së.

Italiani është ndaluar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes raciste.

"Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetas italian, me inicialet E.E., 35-vjeçar, pasi i është gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së.

Ai është ndaluar me akuzën e “nxitjes së urrejtjes nacionaliste dhe raciste”.

Policia bëri të ditur se makina e tij Peugeot është ndaluar në pikën e kalimit në Merdare", njofton ministria serbe.

Në Leskovc do të luhet finalja Serbi - Shqipëri nën masa të rrepra sigurie. Beogradi ka marrë masa për dronët dhe incidentet e mundshme.

Në kuadër të masave, ka ndaluar edhe simbolet kombëtare shqiptare brenda stadiumit.

Të fundit