Flash News

E-TJERA

Mbappe dhe Messi nuk mjaftuan, presidenti i PSG-së ofron shifrën marramendëse për Haaland-in

Mbappe dhe Messi nuk mjaftuan, presidenti i PSG-së ofron shifrën

Eliminimi nga Champions League kundër Bayern Munich-ut ka shkaktuar mjaft trazira tek skuadra e PSG-së. Miliona euro investime, afrime të lojtarëve të kalibrit botëror ndër vitet si Messi, Mbappe dhe Neymar, por përsëri nuk është arritur të krijohet një ekip për të fituar Champions-in.

Presidenti i francezëve, Naser Al-Khelaifi ka treguar se ka ambicie dhe se nuk kursehet kur vjen puna për të përforcuar ekipin dhe për këtë arsye ai mendon të afrojë një ndër sulmuesit më të mirë në borë momentalisht.

Sheiku i PSG-së është i gatshëm të bëjë një çmenduri financiare për të blerë sulmuesin Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer këtë sezon me Manchester City-n dhe francezët pritet të ofrojnë 197 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo do të ishte bomba e merkatos së verës dhe mundësia për të parë dyshen e sulmit Mbappe-Haaland nuk është fantazi.

Të fundit