Flash News

E-TJERA

“Mbart 7 mëkatet e Biblës”, Meta reagon pas akuzave të Fatos Nanos

“Mbart 7 mëkatet e Biblës”, Meta reagon pas akuzave

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nano të enjten mbrëma, teksa e cilësoi ish-kreun e LSI si njeriun që mbart 7 mëkatet e Biblës.

I pyetur nga gazetarët në Shkodër, Meta refuzoi të japë një përgjigje konkrete, duke thënë se nuk preferon të komentojë çështje që nuk ekzistojnë.

" Nuk kam koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza ", tha Meta.

Kujtojmë se Nano në intervistën për ‘Opinion’, kur u pyet për raportet me Ilir Metën tha se “është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit.

Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku.

Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”.

Të fundit