Flash News

E-TJERA

Rama: Në Vlorë kam lënë emër të mirë për Zahon kur të mos jem më

Rama: Në Vlorë kam lënë emër të mirë për
Kryeministri Edi Rama ne Vlore

Kryeministri Edi Rama thotë se me qeverisjen e deritanishme ka lënë emër të mirë për djalin e tij të vogël, Zahon në Vlorë.

Në një intervistë në Ertv, Rama thotë se përtej emrit, kujtimi i mirë është një nga motivet bazë që ia bëjnë politikën pasion.

“Në Vlorë edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë e të jetë në një moshë që mbase s’do jem më, por përtej emrit kujtimi i mirë është shumë i rëndësishëm për mua dhe një nga motivet bazë që ma bëjnë politikën pasion dhe nevojë për të qenë i dobishëm për njerëzit.

Për ta bërë të dobishme ekzistencën time për tjerët dhe brenda kësaj nevoje është edhe tërheqja fort për të punuar për emrin nesër dhe asnjëherë për të mos menduar kap ca të kapësh sot”, thotë Rama.

Të fundit