Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë 25 mijë vaksina ruse, Manastirliu njofton uljen e fashës së vaksinimit

Mbërrijnë 25 mijë vaksina ruse, Manastirliu njofton uljen e

Ditën e sotme kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik 25 mijë vaksina ruse. Me dozat e mbërritura, sasia e vaksinave që Shqipëria ka siguruar në total shkon në  mbi 936 mijë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ishte e pranishme në dorëzimin e vaksinave në ISHP. Ajo tha se do ulet fasha e vaksinimit, duke theksuar objektivin e 1 milionë vaksinimeve brenda qershorit.

“Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke filluar nga plus 59, 58, 57 vjeç. Ftojmë të gjithë qytetarët të vaksinohen. Ne do të vijojmë me të gjithë planin kombëtar të vaksinimit. Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të procesit janë kryer në total 823,053 vaksinime. 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

 

Të fundit