E-TJERA

Mbërrijnë 7020 vaksina nga Pfizer, Rama tjetër pakt misterioz: Një vend mik do na sigurojë 360 mijë doza të AstraZeneka-s

Mbërrijnë 7020 vaksina nga Pfizer, Rama tjetër pakt misterioz:

Mbërrijnë në Rinas një sasi tjetër dozash të vaksinave të kompanisë amerikane Pfizer.

Lajmin e ka komunikuar kryeministri Edi Rama nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Po ashtu, Rama tha se në prill është marrë sot një konfirmimi me shkrim nga një shtet mik për 360 mijë doza të vaksina AstraZeneka-s.

Sipas skedulit të ri nga Pfizer do vazhdojmë javën në vijim për përmbyllur brenda marsit dozat e deklaruara fillimisht.

Kemi marrë një konfirmim me shkrim nga një shtet mik për 360 mijë doza të vaksina Astra Zeneka që gjithnjë sipas këtij komunikimi do të fillojnë të lëvrohen në prill, por po e jap si informacion pa dashur të konfirmoj asgjë për sa kohë nuk kemi firmosur ende marrëveshjen sepse në një sitiatë si kjo që ndryshon cdo ditë cdo fjalë shihet si fushatë elektorale e propagandë.

Konfirmimi është si rezultat i një komunikimi shuam intensiv, shpresoj të kemi kontakt në niveol të lartë me qeverinë e këtij shteti dhe do jetë më pas publike”, tha Rama.

Vijon...  

 

Ditari politik

Të fundit