Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë në Rinas mbi 16 mijë vaksina ‘Pfizer’, sa kanë ardhur në total

Mbërrijnë në Rinas mbi 16 mijë vaksina ‘Pfizer’,

Kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të hëne 16,380 doza të vaksinës anticovid "Pfizer" në aeroportin "Nënë Tereza të Rinasit. Ato janë nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe  pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.

Vaksinat janë pritur në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ambasadori austriak në Shqipëri, Christian Steiner.

Manastirliu tha se po shkojmë drejt 1 milion vaksinimeve, ndërsa kanë mbërritur mbi 1.120.000 vaksina deri tani. Ministrja u shpreh se do të intensifikohet procesi gjatë verës.

Ndërsa, Soreca u shpreh se deri tani janë rreth 60 mijë vaksina Pfizer që BE ka sjellë për Shqiperinë, ndërsa brenda muajit gusht do të plotësohet kontrata prej rreth 150 mijë vaksinave. Ambasadori austriak u shpreh se vaksinat e administruara nga Austria, si pjesë e mbështetjes së BE, janë tregues i qartë i solidaritetit dhe mbështetjes për popullin shqiptar.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 1,120,070 doza vaksine ndaj COVID-19. Deri tani janë kryer 994,081 vaksinime.

Të fundit