Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë vitin e ardhshëm/ Kompania turke po prodhon 5 anije patrullimi për policinë shqiptare

Mbërrijnë vitin e ardhshëm/ Kompania turke po prodhon 5 anije
Foto Ilustruese

Një kompani inxhinierike turke do të prodhojë 5 varka, një prej tyre do të jetë alumin dhe 4 të tjera do të jenë prej tekstili me fije qelqi, që do të përdoren nga policia shqiptare për sigurinë bregdetare.

Sipas Daily Sabah, kompanie me qendër në Izmir, Gözüyılmaz Mühendislik, ka ndërmarrë prodhimin pasi fitoi tenderin nga policia shqiptare për Menaxhimin Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të projektit shqiptar, prodhimi përfshin një varkë alumini afro 15 metra si edhe 4 varka prej tekstili me fije qelqi 10 metra për t'u përdorur në detyrat e patrullimit. Varkat do të nisen në mars të vitit të ardhshëm dhe do t'i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Brendshme shqiptare në Durrës.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë turke Özgür Inam, tha për tenderin në Shqipëri se ishte mjaft konkurrues dhe se arritën të fiton in mes kompanive evropiane.

Duke vënë në dukje se varkat që do të eksportohen do të jenë flota e parë detare e policisë shqiptare, Inam tha se këto janë të njëjtat varka patrullimi që përdoren aktualisht në qytetet turke të Izmirit, Antalias dhe Stambollit.

Disa nga produktet e kompanisë, e cila u krijua në Çiğli rreth vitit 1996 për të kontribuar si në industrinë e mbrojtjes ashtu edhe në ekonominë kombëtare, janë tashmë duke u përdorur nga policia turke dhe janë dërguar edhe në Rusi. Së fundmi kompania ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Nigerinë.

 

Të fundit