Flash News

E-TJERA

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Nishanit, pritet me nderime në Morinë

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Nishanit, pritet me nderime

Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i ish-Presidentit, Bujar Nishani. Ky i fundit u nderua nga forcat policore të pikës kufitare në Morinë në një ceremoni të improvizuar.

Arkëmorti do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në presidencë, ku familjarët sot do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Ndërsa nesër zhvillohen homazhet zyrtare sipas protokollit të shtetit. Trupi i ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor e më pas do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ndodhej prej disa javësh. Gjendja shëndetësore e tij u rëndua pas infektimit të tij me Covid-19 dy muaj më pare, pasoja të cilat nuk mundi t’i përballonte.

 

Të fundit