Flash News

E-TJERA

Mbërrin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë 23-vjeçarja në Vlorë

Mbërrin në gjendje të rëndë në spital,
Foto Ilustruese

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Mësohet se 23-vjeçarja B. S, nënë e dy fëmijëve, ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital me infeksion në gjak dhe tension 5. Mjekët e kanë drejtuar 23-vjeçaren në sallën e operacionit.

Pas futjes në sallë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme, e reja nuk ka arritur të mbahet në jetë për shkak të parametrave të ulët jetësor.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e 23-vjeçares.

 

Të fundit