Flash News

E-TJERA

Mbërrin në Kenia letërporosia e Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko, pritet analiza e akt-ekspertizës

Mbërrin në Kenia letërporosia e Tiranës për vdekjen e

Ka mbërritur në Kenia letërporosia e dërguar nga Prokuroria e Tiranës për përcaktimin e vdekjes së 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila u dhunua për vdekje në Tiranë.

Me mbërritjen e letërporosisë pritet që autoritetet keniane të bëjnë vlerësimin e fakteve dhe të dhënave të akt-ekspertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe shkakut të vdekjes së kenianes.

Mësohet se edhe autoritetet shqiptare kanë përcaktuar 3 ekspertë që do të zbërthejnë akt-ekspertizën e vdekjes së Joy Ayoko. Përfundimet e ekspertëve shqiptarë do të analizohen bashkë me përfundimet e autoriteteve në Kenia për të arritur në një version përfundimtar për ngjarjen.

Në pyetje u morën disa shtetas, mes tyre edhe Rodi Baçi, i cili punonte si shofer i kazinosë ku punonte viktima. Janë sekuestruar telefonat e të pyeturve për ngjarjen dhe po ashtu telefoni i viktimës.

Ky i fundit do të duhet të zbërthehet me imtësi, pasi një pjesë e bisedave janë bërë në gjuhën keniane ose angleze. Pritet përkthimi i tyre për të bërë një analizë të kontakteve të fundit të viktimës.

Të fundit