Flash News

E-TJERA

Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën

Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme

Mbërrin në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme mbi verifikimin e thelluar ndaj formularit të dekriminalizimit të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka për fshehjen e një dënimi të marrë në Greqi për veprën e falsifikimit shumë vite më parë.

Prokuroria e Përgjithshme në raportin e saj thekson se vendimi i Gjykatës së Greqisë është autentik dhe Gjoka nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit kur kaloi procesin e Vettingut dhe përzgjedhjes në GJKKO.

Ndërkohë materialet e prokurorisë për Gjokën i kalojnë komisionit për zhvillimin e karrierës.

Të fundit