Flash News

E-TJERA

Mbërrin në Shëngjin anija “Casiopea” me 49 emigrantë të paligjshëm

Mbërrin në Shëngjin anija  “Casiopea” me 49

Pas dy muajsh ngërçi, marrëveshjes Itali-Shqipëria është riaktivizuar sërish.

Mëngjesin e kësaj të marte ka mbërritur në portin e Shëngjinit, anija “Casipoea” me 49 emigrantë të paligjshëm, kryesisht nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Anija u nis të premten nga ishulli i Lampedusës.

Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024 anija luftarake “Libara” solli  në Shqipëri dy kontingjentë me  24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.

Të fundit