Flash News

E-TJERA

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shëngjin anija me 16 emigrantët e parë nga Bangladeshi dhe Egjipti

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shëngjin anija me 16

Anija “Libra” e Marinës Italiane ka mbërritur këtë mëngjes në Shëngjin.

Në anije ndodhet grupi i parë me 16 emigrantë, nga 200 që ishin planifikuar për të mbërritur. Mësohet se 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 të tjerë nga Egjipti.

Emigrantët e paligjshëm të kapur në brigjet e Italisë do të vendosen në kampet e Shëngjinit dhe të Gjadrit për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Kampet e refugjatëve janë të ngjashme me paraburgimet ku do të kenë një numër të caktuar oficerësh italianë që do t'i ruajnë dhe do të kujdesen për procedurat e azilit.

Të fundit