Flash News

E-TJERA

Mbërrin në Tiranë arkëmorti i Kryepeshkopit Anastasi, nisin homazhet te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”

Mbërrin në Tiranë arkëmorti i Kryepeshkopit Anastasi, nisin
Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi, ka mbërritur në Tiranë pasditen e sotme, në orën 15:50.

Besimtarët e shumtë janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për të zhvilluar homazhe në nderim të figurës së Kryepeshkopit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës në spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Gjatë mbërritjes së arkëmortit, kambanat e vajit kanë vijuar të bien në shenjë zie dhe respekti, ndërsa besimtarët e pranishëm e pritën kortezhin me lule dhe degë dafine, që simbolizojnë paqen dhe mirësinë.

Kryepeshkopi Anastasi, një figurë e shquar fetare dhe humanitare, u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të pasur shpirërore dhe një ndikim të jashtëzakonshëm në ringritjen dhe fuqizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Të fundit