All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mbërrin sot në Shqipëri avioni u parë me 300 afganë, do strehohen në konviktet e Tiranës dhe Durrësit

All - Paragraf - 1

Mbërrin sot në Shqipëri avioni u parë me 300 afganë, do

Gjatë ditës së sotme, pritet të mbërrijë në tokën shqiptare avioni i parë me rreth 300 afganë.

All - Paragraf - 3

Avioni pritet të ulet brenda 24 orëve në Rinas, nga ku do të zbarkojnë civilë afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. 

Mësohet se ato do të akomodohen përkohësisht në konvikte dhe hotele në Durrës dhe në Tiranë.

Zëri i Amerikës një ditë më parë konfirmoi se bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Shqipëria konfirmoi zyrtarisht dy ditë më parë se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane. Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do të priten disa qindra persona, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët, siç theksoi ai, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Dje, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndërsa ripostonte një Tëitter të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me qytetarët afganë që duan të largohen nga vendi i tyre, theksoi dhe një herë se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë, duke shtuar se “ne jemi krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre”.

Kujtojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan një deklarate të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për largimet nga Afganistani pas pushtimit të kryeqytetit të Kabulit nga talebanët në 15 gusht dhe janë ndër vendet e para evropiane që ofrojnë strehim për refugjatët afganë.

Destinacioni përfundimtar për refugjatët, të cilët kanë frikë nga hakmarrja nga talebanët, sepse ata bashkëpunuan me forcat e NATO -s në Afganistan, janë SHBA.

Të fundit