Flash News

E-TJERA

Mbërritën sot në Shëngjin, katër emigrantë do të kthehen sërish në Itali

Mbërritën sot në Shëngjin, katër emigrantë do

Katër emigrantë mes 49 prej atyre që mbërritën sot në mëngjes nga Italia në Shëngjin, do të kthehen sërish në vendin fqinj.

Sipas agjencisë së lajmeve, ANSA, do të kthehen në Itali tre të mitur dhe një 49-vjeçar me probleme shëndetësore.

Ata mbërritën në Portin e Shëngjinit me anijen “Casiopea”.

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri nga ishulli i Lampeduzës në Itali.

 Emigrantët e ardhur janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Të fundit