
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vaut të Dejës, që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 4.16 milion euro. Për menaxhimin e tij, ish-Këshilli i Komunës Bushat krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Por, në qershor të vitit 2010 Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private Becker Albania, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.
10 vjet më pas, në tetor të 2020-ës, Këshilli Bashkiak autorizon sërish kryetarin e Bashkisë të Vaut të Dejës, që të rishikojë kontratën me kompaninë private. Së pari, Vendimi i Këshillit Bashkiak, i delegon përgjegjësinë ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat” për të realizuar investimin për zgjerimin e landfillit të Bushtatit dhe përshtatjen e ambientit brenda tij, me një sipërfaqe shtesë 23 hektarë për trajtimin e mbetjeve inerte.
Vetë shoqëria dhe bashkitë e tjera në qarkun e Shkodrës e Lezhës do të paguajnë për trajtimin e mbejtjeve bashkë me operatorët privatë dhe në këmbim, firma “Ndërkomunale Bushat” do të marrë 20% të vlerës së tarifave. Së dyti, edhe pse kompania Becker Albania nuk merrte përsipër asnjë investim dhe asnjë risk për të gjetur tregun, pasi operon në kushtet e monopolit në 2 qarqe, në 2020 u vendos që kotrata t’i zgjatej edhe për 25 vite të tjera.
Së treti, afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin. Shkurt, më shumë të ardhura për xhepin e kompanisë që po merr pa garë, në formë dhurate për plot 25 vjet, miliona euro xhiro të garantuara. Por nuk përfundon me kaq, sepse me kalimin e viteve, është shtuar edhe oreksi.
Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj. Po ccfarë interesi kanë patur këta aksionerët e rinj te kjo shoqëri kur kontrata e saj skandonte për pak vite? Ju a sqarojmë tani. Nëse analizojmë bilancet e kompanisë Becker Albania në fillimet e operimit të saj, të ardhurat ishin të ulta, duke kapur vlerën më të madhe 43 mijë euro në vit.
Pas vitit 2014, kompania nis të gjenerojë mesatarisht 150 mijë euro të ardhura në vit dhe në vitin 2017 dhe 2018 të adhurat shkojnë në 400 mijë euro. Ajo që ndodh është se pasi merr shtesën e kontratës, ku i shtohet dhe objekti i depozitimit të mbjetjeve inerte dhe teknologjike, xhiro e kompanisë Becker dyfishohet në mesatarisht 800 mijë euro në vit dhe me një fitim mesatar vjetor 150 mijë euro. Vetëm nga njësitë vendore të dy qarqeve, janë paguar për kompaninë Becker afërisht 2 milion euro për periudhën e vitit 2019- 2024
E gjithë kjo mrekulli vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, që koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj. Por kemi ende. Renaldo Joanidhi bashkë me Aldi Zaimin rezultojnë aksionerët të shoqërisë Dion-al, ish Shpresa-Al, një kompani e cila ka qënë nën hetim për mashtrim me tatimin mbi vlerën e shtuar, por pronarja surprizë që ka 20% të aksioneve, është Pranvera Manja, mbesa e Ulsi Manjës, Ministrit të Drejtësisë dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në 3 legjistlaturat e fundit.
Pyetjet që ne i drejtojmë organeve të drejtësisë janë dy: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën Becker, dhe a ka patur ndikim politik për të hyrë si pjesë e saj pronarët e rinj?/ Syri Tv
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39