Flash News

E-TJERA

Mbështeste në rrjetet sociale “ISIS-in”, dënohet me 2 vite e 8 muaj burgim Salih Lekica

Mbështeste në rrjetet sociale “ISIS-in”, dënohet me 2

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për Salih Lekicën.

Ky i fundit është dënuar për nxitjedhe propogandë për kryerjen e akteve terroriste.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në 2022 pasi në rrjetin e tij social Facebook kishte bërë postime pro ISIS dhe luftës së xhihadit duke e konsideruar si legjitim krijimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe udhëheqësit e tyre.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste.

Të fundit