Flash News

E-TJERA

Mbështetës të opozitës, Ndreu ‘shpërblen’ me largime masive nga puna punonjësit e Portit Shëngjin

Mbështetës të opozitës, Ndreu ‘shpërblen’

Nuk është hera e parë në vendin tonë që puna, profesioni dhe ‘buka e gojës’ të jenë në duar të ‘udhëheqsave politikë’ përkatës.

Ose voto për partinë, për punën dhe për mua, ose ti bashkë me familjen je e hequr nga puna”, është kërcënimi më i shpeshtë që hasim në Shqipëri.

Së fundmi ka qënë një aktiviste e angazhuar në fushatën e 14 majit kundër kryebashkiakut të sapozgjedhur të Lezhës Pjerin Ndreu e cila denoncoi se familja e saj po përballet me një hakmarrje politike  për shkak të angazhimit të saj politik kundër PS.

 Arilda Lleshi shkruan në Facebook se për shkak të përfshirjes së saj në fushatën zgjedhore nënës dhe xhaxhait të saj, që punojnë në institucione shtetërore iu është kërkuar të japin dorëheqje.

Për shkak të përfshirjes time në fushatën për zgjedhjet vendore, mamit tim, që punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezhës, dhe xhaxhait tim, që punon prej 23 vitesh si punonjës policie, ju është kërkuar të japin dorëheqje. Mami im ka një jetë që punon në Bibliotekë. Të gjithë fëmijët e Lezhës e njohin si teta Lula e Bibliotekës. Çdo fëmijë e mban mend me dashuri.

3 ditë pas rezultatit, puna vazhdoi me vrull. ‘Puna është në ADN-në tuaj’, ajo e mbrapshta. Mami dhe xhaxhai janë thirrur me urgjencë dhe ju është thënë se duhet të japin dorëheqjen ‘sepse familja juaj nuk ka punuar që kryetari jonë të rizgjidhet’. Tashmë jemi një familje me njollë në biografi, sepse nuk kemi punuar për nënën parti”, shkruante ndër të tjerash aktivistja.

Mbështetës të opozitës, Ndreu ‘shpërblen’

Por këtë denoncim Ndreu e quajti jo të vërtetë. Tani presim reagimin e radhës, pasi listës së denoncimeve i janë shtuar dhe shefat/punonjësit e sektoreve të portit detar të Shëngjinit.

Pas zgjedhjeve punonjësit e Portit Shëngjin marrin "shpërblimin"me largime masive nga puna.

“Nëse penalizohemi do penalizohemi vetëm politikisht”, kështu janë shprehur punonjësit e Portit të Shëngjinit.

Për shkak të performacës datim financiare do të bëhet një rikonsolidim i Portit. Dhe në kuadrin e kësaj ne jemi shumë të shqetesuar sepse ne si palë duke pasur një kontratë politike me konfederatën e qarkut Lezhë porti detar Shëngjini,deri në tetor të vitit 2024 ne jemi anashkaluar komplet”, ka thënë punonjësi.

Punonjësi shton më tej se ata nuk janë njoftuar sipas kodit të punës dhe e ka cilësuar këtë proces 100% antiligjor.

Ne nuk jemi njoftuar sipas ligjit, sipas kodit të punës. Kjo është fill pas zgjedhjeve, ky proces dhe është është 100% antiligjor. Do ketë reforma të thella në port.Kanë caktuar në punë njerëz të cilët kanë masakruar portin në kuptimin financiar, ku nga kontrolli i lartë i shtetit i vjen emri për largim nga puna, këta persona janë caktuar të bëjnë reformën dhe kjo është pjesa me djegëse për ne”, ka thënë më tej punonjësi.

Reparti zjarrëfikësve do të cungohet dhe do të bjerë në 8 persona. Gjë që nuk mund ta arrij njeri ta bëj këtë reform vetëm për të heq kë të duan dhe të mbajnë ata që duan. Ne e kemi bërë punën tonë, kur ka pas nevoj ndërmarrja atje ku na kanë caktu. Nëse ata do ta respektojnë ligjin ne nuk do penalizohemi, nesë e marrin politikisht, unë do jemi i pari që do heqin nga puna”, ka thënë punonjësi tjetër.

Të fundit