Flash News

E-TJERA

Mbështetja parlamentare në rënie prej 2002-shit, Bajram Begaj i dyti më pak i votuar për President

Mbështetja parlamentare në rënie prej 2002-shit, Bajram Begaj i

Të shtunën u zgjodh Presidenti i r ii Republikës. Bajram Begaj u zgjodh në krye të shtetit shqiptar me 78 vota pro, ndërsa në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë.

Opozita mbajti qëndrim të ndarë, një pjesë votoi kundër, ndërsa pjesa tjetër e bojkotoi seancën.

Thuajse të gjithë Presidentët e periudhës së demokracisë në vend kanë ushtuar funksionin vetëm për një mandat.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) tregon se mbështetja parlamentare ka vijuar të jetë në rënie prej 2002, kur është zgjedhur presidenti i fundit konsensual, dhe sidomos pas 2008 kur u ndryshua Kushtetuta.

Begaj u zgjodh me 56% të votave, i dyti me kuotën më të ulët mbështetëse pas Presidentit të zgjedhur në vitin 2012. Mbështetja parlamentare reflekton kryesisht raportet politike në Parlament dhe jo të Kuvendit me kandidatin për President. Votat kontestuese kryesisht lidhen me mosmarrëveshjet politike midis palëve, thotë ISP.

Mbështetja parlamentare në rënie prej 2002-shit, Bajram Begaj i

 

Të fundit