Flash News

E-TJERA

Mbështjellë me natriban dhe lënë në pyll, sekuestrohen 140 kg kanabis në Sarandë

Mbështjellë me natriban dhe lënë në pyll, sekuestrohen
Në foto: Çantat me 140 kg kanabis

Një sasi e konsiderueshme, prej 140 kg kanabis është sekuestruar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni policor në Sarandë.

Mësohet se, lënda narkotike është sekuestruar në një zonë të pyllëzuar, të fshatit Sopik, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Droga e futur në katër çanta u gjet rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Koçekët”, në afërsi të një përroi, e braktisur nga trafikantët.

Nga kontrolli i çantave u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit