Flash News

E-TJERA

Mbeten në fuqi masat aktuale, Komiteti i Ekspertëve: Dhanë efekt; Fico dhe Brataj japin detaje mbi situatën

Mbeten në fuqi masat aktuale, Komiteti i Ekspertëve: Dhanë efekt;
Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se do vijojnë te mbeten në fuqi masat aktuale në kuadër të koronavirusit. Zëvëndësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se situata është aktuale, ndërsa theksoi se ditët e fundit është vënë re një tendencë uljeje.

"Situata vazhdon të mbetet delikate. Në javën që po mbyllim vihet re një tendencë uljeje. Konkluzioni ishte që masat që u propozuan kanë filluar të japin efekt, ndaj mendoj të mbeten aty në fuqi", tha ajo.

Pra dhe për dy javë ora policore nis në 20.00 të mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit. Gjatë kësaj fashe orari ndalohet edhe aktiviteti i bareve, restoranteve dhe njësive të tjera tregëtare.

Ndërkohë mësimi në universitet do të zhvillohet online. Edhe fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve se mesatarja ditore e rasteve ka përsuar rënie. Ajo tha se 79% e rasteve në dy javët e fundit janë të moshave nga 24-54 vjeç duke bërë apel për rritjen e kujdesit.

"Mesatarja ditore e javës së 7-të e rasteve të konfirmuara ka pësuar një rënie. Pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm. Ajo çka është në totalin e personave të cilëve testohen, sa prej tyre konfirmohen ose janë pozitivë. Incidenca dy javore dhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë ka një tendencë ulje. Mbetet konstante tek 1.7. Ajo që dua të sjell në vëmendje ka qenë që moshat kanë ndryshime dinamike. Moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve", tha Fico.

Ndërkohë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shtoi se numri i shtrimeve arriti kulmin në datën 15 dhe se këto ditë ka pasur tendencë rënëse.

"Numri i shtrimeve ka ardhur duke u rritur, ku ka arritur kulmin në datën 15 shkurt. Ndërkohë tani ka një zbritje si pasojë e masave që u morën para dy javësh. Situata është në kontroll", tha Brataj.

Të fundit