Flash News

E-TJERA

I zunë poshtë rrënojat e tarracës së banesës, ndërron jetë pronari në Qerret, plagoset 27-vjeçari

I zunë poshtë rrënojat e tarracës së banesës,

Njëri nga personat që mbeti i bllokuar nën rrënoja pas shembjes së tarracës së një banese në Qerret, ka ndërruar jetë. Siç njofton policia viktima është Sh. Sh., 55 vjeç pronar i banesës. 

lënduar ka mbetur A. R., 27 vjeç i punësuar nga viktima, për të kryer punime. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Të fundit