E-TJERA

Mbetën të bllokuar si pasojë e dëborës, shpëtohen 13 persona në Ersekë

Mbetën të bllokuar si pasojë e dëborës, shpëtohen

Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë”, pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë.

Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të fundit