Flash News

E-TJERA

Mbetën të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen 5 turistë të huaj

Mbetën të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”,

Pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Për shpëtimin e tyre është realizuar një operacion kërkim-shpëtimi dhe fatmirësisht është bërë e mundur gjetja e tyre pas disa orësh kërkime.

 “Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit