Flash News

E-TJERA

Mbeten të larta shifrat me koronavirus, 16 humbje jete dhe 545 raste të reja në 24 orët e fundit

Mbeten të larta shifrat me koronavirus, 16 humbje jete dhe 545 raste

Bilanci me koronavirus në 24 oreët e fundit në vendin tonë ka shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me një ditë më parë. 16 persona kanë humbur jetën dhe numri më i lartë i viktimave është në qarkun Tiranë.

Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë nga 2.026 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  545

Të shëruar ne 24 orë                397

Të shtruar në spitale                471

Humbje jete në 24 orë              16

Testime ditore                         2.026

 

Testime totale                     186.243

Raste pozitive                     36.790

Raste të shëruara      18.152

Raste Aktive                       17.851

Humbje jete                             787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          9145

Fier             1342

Durrës        1320

Korçë          989

Vlorë          890

Shkodër      872

Elbasan       840

Lezhë          741

Berat           566

Gjirokaster 547

Kukës         405

Dibër          194

 

 

Të fundit