Flash News

E-TJERA

Mbeti i plagosur në Gjermani, flet daja i Alfred Vishës: Ka 3 fëmijë, nuk kishte mundësi të punonte këtu

Mbeti i plagosur në Gjermani, flet daja i Alfred Vishës: Ka 3

Katër shqiptarë punëtorë ndërtimi humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.

33-vjeçari Alfred Visha, baba i tre fëmijëve të mitur ndodhet në gjendje kome në një spital të Hamburgut.

 Daja i tij duke folur për News 24, tha se Alfredi shkonte në Gjermani për punë sezonale çdo 3 muaj me pasaportë shqiptare, dhe më pas kthehej. Dajës i kishte rrëfyer se në kantier punonte në të zezë, sfilitej me orare të tej zgjatura, me siguri të dyshimtë teknike dhe për gjithçka paguhej 10 euro në orë.

Një apel Luan Cemenja e ka për shtetin. Ai kërkon ndihmë pasi kushtet ekonomike te familjes në Mat janë të vështira. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, punëtor ndërtimi në atë skele me origjinë nga Dibra

Pas më shumë se 35 orësh, operacioni “i vështirë përfundoi të martën në mbrëmje kur u nxor i pajetë nga rrënojat punëtori i fundit. Sipas policisë gjermane këtë të martë viktimat ishin shtetas shqiptarë dhe jo bullgarë siç u raportua në fillim pasi të gjithë kishin pasaporta të falsifikuara bullgare. Konfuzioni në informacion u krijua për shkak se shqiptarët punonin me dokumente false bullgare.

Punëtoret shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit. Pasi u rrezuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër. Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtore shqiptarë me plagë e trauma të shumta.

 

Të fundit