Flash News

E-TJERA

Mbetjet e “Kurum”, Dervishi: 40 mijë tonë mbetje dyshohet se janë përdorur si stabilizant rrugësh

Mbetjet e “Kurum”, Dervishi: 40 mijë tonë mbetje dyshohet

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbardhur detaje lidhur me dosjen e Prokurorisë për mbetjet e kompanisë “Kurum”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai tha se bazuar në dosjen e Prokurorisë për bëhet fjalë për rreth 40 mijë tonë mbetje që janë marrë nga kompania “Bajrama” sh.p.k. dhe dyshohet se janë përdorur si stabilizant rrugësh. 

Ai theksoi se këto mbetje përbëjnë rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, pasi ndikimi i tyre mund të jetë afatgjatë dhe i pakthyeshëm.

"Prokuroria ka bërë disa akte ekspertimi dhe një akt ekspertimi ka rezultuar që aty ka edhe përmbajtje radioaktive që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin. Kishte dhe një dhe një moment tjetër, ku janë zhdukur rreth 30-40 mijë tonë nga një kompani “Bajrami SHPK”.

Pra, del diku në dokumenta sipas prokurorisë, synonte t'i trajtonte me impiant betoni për t'i përdorur si stabilizues të rrugëve.

Pra, këto janë zhdukur. Nuk e di njeri se ku janë këto 40 mijë tonë.

Mund të jenë shtuar edhe në rrugë, dhe ajo që avullon, e marrim gjatë gjithë kohës.

Kjo është pak a shumë skema se si funksiononte", u shpreh ai. 

Të fundit