Flash News

E-TJERA

Mbi 100 aksidente rrugore në shtator, INSTAT: Shkaktar janë shoferët, kryesojnë të rinjtë

Mbi 100 aksidente rrugore në shtator, INSTAT: Shkaktar janë

Në muajin shtator kanë ndodhur 105 aksidente rrugore, më pak krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i përket nëntëmujorit të parë të vitit ka një rritje prej 13,4 %, krahësuar me 2020-ën.

Kështu raporton INSTAT, ndërsa bën me dije se numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 141 persona në shtator. Sa i përket nëntëmujorit janë  1.391 persona të aksidentuar.

Në muajin shtator kanë humbur jetën 7 persona nga aksidentet rrugore, ndërsa nga janar-shtator janë regjistruar 151 viktima.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit