Flash News

E-TJERA

Mbi 100 pako me kokainë, 60 mijë paund dhe armë/ Arrestohen dy shqiptarë në Londër

Mbi 100 pako me kokainë, 60 mijë paund dhe armë/ Arrestohen dy

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, pasi kjo e fundit gjeti në një shtëpi në Londër një armë zjarri, municion, 60,000 £ dhe kokainë. 

Oficerët nga Partneriteti i Krimit të Organizuar bastisën shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës ditën e djeshme. Gjatë kontrollit ata kapën mbi 100 pako me kokainë, peshore dhe mjete të tjera që tregtonin drogën, së bashku me 60,000 £ të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal.

Oficerët gjetën dhe një pistoletë "Retay 17", të fshehur në një shportë lavanderie me tre fishekë në karikatore. Gjithashtu u gjetën dhe municione të tjera.

Pas këtij operacioni të policisë britanike, në pranga janë vënë shtetasit shqiptar Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të cilët akuzohen për posedim të një arme zjarri dhe municioni, posedim me qëllim për të furnizuar kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Matt McMillan, nga Partneriteti i Krimit të Organizuar, tha: “Ky operacion ilustron çështjen që droga dhe dhuna janë të lidhura thelbësisht me njëra-tjetrën. Fakti që arma e zjarrit e sekuestruar ishte e mbushur gati për qitje, do të thoshte se paraqiste një rrezik domethënës për publikun."

Burimi: London Post

Të fundit