Flash News

E-TJERA

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet respiratore vetëm javën e fundit në vend

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet respiratore

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit.

Drejtoresha e këtij institucioni Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur.

“Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini për A2 CNN.

“Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me grip apo me Covid”, shton ajo.

Sipas ekspertëve, edhe gripi, ashtu si Covid-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe humbje jete, ndaj bëjnë thirrje për kujdes. “Ndërgjegjësimi është për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike”, thekson Tomini.

 

 

 


 

 

 

 

Të fundit