Flash News

E-TJERA

Mbi 16 mijë persona nga Kosova kaluan fundjavën në Shqipëri

Mbi 16 mijë persona nga Kosova kaluan fundjavën në Shqipëri

Më shumë se 16 mijë persona nga Kosova zgjodhën bregdetin e Shqipërisë apo zona të tjera turistike për të kaluar këtë fundjavë.

Shifrat janë bërë të ditura nga policia kufitare.

Ndërkohë, ky sezon nuk i gjen vizitorët në radhë për kontrollin rutinë si siç procedohej më parë.

Sipas tyre, pika kufitare kalohet pa kontroll. Kjo si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së arritur një vit  më parë mes dy qeverive, që synon shmangien e radhëve të gjata.

Autoritet shprehen se në drejtim të kufirit shqiptar kanë kaluar mbi 9200 automjete nga pika kufitare e Morinës.

Të fundit