Flash News

E-TJERA

Mbi 1600 të infektuar dhe 5 humbje jete nga Covid-19 në vend

Mbi 1600 të infektuar dhe 5 humbje jete nga Covid-19 në vend

Situata me pandeminë vijon të jetë e përkeqësuar si pasojë e rritjes masive të infektimeve, ku në vetëm  24 orët e fundit kanë rezultuar mbartës të virusit 1.648 qytetarë nga rreth 8 mijë mostra të dyshuara.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë bëri me dije të enjten se kanë humbur betejën me Covid-19 pesë persona, përkatësisht të moshës 59-87 vjeç.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

“Sipas të dhënave të përditësuara raportohet se janë konfirmuar 707 raste të reja në Tiranë, ndjekur më pas nga Elbasani me 118 raste, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, e më pak raste në bashkitë e tjera”, bën me dije ministria e Shëndetësisë.

Të fundit